Kreu / Njoftime & Të reja / JO Punës së Fëmijëve : Ajo mohon FËMIJËRINË!

JO Punës së Fëmijëve : Ajo mohon FËMIJËRINË!

Nesër në 12 Qershor koalicioni BKTF organizon konferencën “JO punës së fëmijëve: Ajo dëmton FËMJËRINË!” në kuadër të ditës botërore kundër punës së fëmijëve, ora 09: 30, Hotel Tirana International Salla Teuta. Kjo ditë u prezantua për herë të parë nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) në vitin 2002 për të ndërgjegjësuar dhe inkurajuar veprime për ti dhënë fund shfrytëzimit dhe punës së detyruar fëmijëve në mbarë botën.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë, përfaqësues nga institucione e agjenci si: Ministria e Punës Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta, UNICEF, Avokati i Popullit, ILO IPEC, OJF, fëmijë etj.

Qëllimi i konferencës është të paraqesë situatën aktuale të fëmijëve që punojnë në Shqipëri, rreziqet që ju kanosen, vështirësitë që hasin, dhe të sugjerohen masa dhe hapa konkrete për të përmirësuar situatën e tyre dhe shmangur pasojat negative që puna shkakton te çdo fëmijë.

Nga studimi i fundit i INSTAT rezulton se në Shqipëri punojnë 54 000 fëmijë të moshës 5-17 vjeç. Kjo shifër përfaqëson 7.7 për qind të popullsisë së fëmijëve në këtë grup-moshë. Shumica e fëmijëve që punojnë (80%) janë të përfshirë në aktivitet bujqësor dhe një përqindje tjetër e konsiderueshme (8.2%) janë të përfshirë në tregti me shumicë dhe pakicë. Një përqindje e vogël (2%) punojnë në ndërtim, një lloj aktiviteti ekonomik ky i cili është i ndaluar në shumë vende për individët nën moshën 18 vjeç. Hotelet dhe restorantet punësojnë 4.1 për qind të fëmijëve që punojnë, ndërsa manifaktura punëson 1.8 për qind. Rreth 1800 fëmijë punojnë si shitës në rrugë. Megjithatë nuk ka një pasqyrim të saktë të situatës së fëmijëve që migrojnë dhe që jetojnë e punojnë në rrugë.

Pjesë e rëndësishme e kësaj konference do të jenë edhe prezantimet e gjetjeve paraprake të raportit mbi “Monitorimin e Ligjit për të Drejtat e Fëmijëve” dhe studimit “Çfarë i mban fëmijët të sigurtë?”.

Koalicioni kërkon që të ndërmerren masa emergjente për monitorimin e punës së fëmijëve, të shmangën rastet abuzive, të hartohen programe dhe politika që parandalojnë fenomenin e punës së fëmijëve, të sigurohen shërbime sociale, edukative të gjithë fëmijëve të shfrytëzuar për punë, të rritet aksesi në shkolla si dhe t’u garantohet zbatimi i të drejtave të gjithë fëmijëve shqiptarë, etj.

Koalicioni BKTF kërkon vëmendjen maksimale të autoriteteve në nivel qendror dhe lokal në zbatimin e legjislacionit aktual që parandalon dhe ndëshkon fenomenin e shfrytëzimit për punë të fëmijëve. Çdo qytetar i këtij vendi duhet të sensibilizohet për t’i thënë Ndal Shfrytëzimit dhe detyrimit për punë. Çdo fëmijë duhet të rritet e zhvillohet në një mjedis të sigurte që ofron dhe garanton mundësi dhe shanse të barabarta për arsimim, shërbim ligjor, shëndetësor dhe social.
Puna e detyruar dëmton dhe mohon fëmijërinë!

Check Also

Tor per Gazetare dhe Fotografe , Young With a Voice Project

BKTF COALITION hap thirrjen per Gazetare dhe Fotograf në kuadër të projektit Young With a Voice. Kandidatët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.