Kreu / Rreth Nesh

Rreth Nesh

Historia jonë

1.Krijimi i BKTF – Kontekst i Përgjithshëm

Në vijim të konferencës së parë ndër-ministrore ku zyrtarët e qeverisë njohën publikisht fenomenin e trafikimit të fëmijëve në Shqipëri, OJF-te anetare vendosen të krijojnë një koalicion me të njejtin emër me atë të konferencës: “Bashkë Kundër Trafikimit të Fëmijëve”.

Që prej Nëntorit 2001, OJF-të dhe agjensitë punuan mbi statutin e koalicionit. Përpjekjet e bëra nga strukturat e përmendura më sipër u plotësuan më tej me themelimin e koalicionit më 2 Shtator 2002.

Koalicioni u regjistrua plotësisht legalisht dhe u njoh zyrtarisht nga autoritetet Shqiptare më 19 Shkurt 2003, në Gjykatën e Rrethit Tiranë, Vendim Nr. 535.

2.  Organigrama e BKTF
Tri struktura kryesore funksionojnë brenda skemës së BKTF:

  1. Asambleja e Përgjithshme
  2. Komiteti Drejtues
  3. Sekretariati

Koalicioni dhe anëtarët themelues të së cilës janë organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, ka si qëllim të advokojë dhe lobojë në mbrojtjen fëmijëve shqiptarë nga të gjitha format e dhunës, neglizhimit, shfrytëzimit dhe abuzimit, bazuar në Konventën e të Drejtave të Fëmijëve dhe në legjislacionin shqiptar dhe instrumente dhe mekanizma të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare, duke bashkuar përpjekjet, eksperiencat dhe të gjitha mjetet në dispozicion.

       3. Anëtarët e BKTF

  1. Terre Des Hommes in Albania and Kosovo
  2. Save the Children Albania
  3. Paqe nepermjet Drejtesise
  4. Femijet e Botes dhe Shqiperise
  5. Qendra Psikosociale Vatra
  6. RMSA/ICMC
  7. Qendra e Sherbimeve dhe Praktikave Ligjore te Integruara
  8. Ndihme per femijet
  9. Shoqeria per Ndihmen Ligjore Tirane, TLAS
  10. ARSIS
  11. Shkolla Kombetare Edukim per jeten SHKEJ
  12. World Vision Albania and Kosovo
  13. Partnerë për Fëmijet
  14. ADRA Albania
  15. Caritas
  16. Amarodrom
  17. Roma Active Albania
  18. Fshatrat SOS
  19. Qendra “Fëmijët Sot”                                                      

 

4.Orientimet kryesore të BKTF

Të advokojë dhe lobojë për hartimin  dhe zbatimin e ligjeve, politikave dhe strategjive në mbrojtje të fëmijëve.

Të kontribuojë në forcimin i sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në nivel lokal dhe qendror.

Të promovojë praktika dhe modele të cilat trajtojnë çështjet e mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri.

Të kontribuojë në realizimin e përfshirjes sociale të fëmijëve dhe komuniteteve në proceset e zhvillimit dhe ndryshimit të situatës me qëllim mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Të kontribuojë në zhvillimin e kapaciteteve të fëmijëve, shoqërisë civile dhe komuniteteve në aspekt të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve

5.Mbulimi gjeografik

Anëtarët e BKTF operojnë në 80 përqind të territorit të Shqipërisë si më poshtë:

Tiranë, Elbasan, Cërrik, Librazhd, Gramsh, Durrës, Kavajë, Lushnjë, Fier, Mallakastër, Vlorë, Korçë, Pogradec, Kolonjë, Devoll, Peqin, Kuçovë, Berat, Sarandë, Shkodër, Gjirokastër, Burrel, Përmet, Rrëshen, Bulqizë, Laç, Dibër etj.

Një bashkëpunim i mirë është vendosur midis anëtarëve të BKTF dhe organizatave të tjera në vende të tjera jashtë Shqipërisë si: Greqi, Itali, Serbi, Kosovë, Maqedoni, Rumani, Hungari, Zvicër, Armeni, Gjeorgji, Azerbaxhan, Moldavi etj.